Tirana
scattered clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
3.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Mira KAZHANI e thotë hapur: Po të isha në Lezhë do bëja tifozllëk për FRANIN përballë PJERINIT

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja Mira Kazhani mbështet figurën e kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj.

 

Ky i fundit doli mbrëmë te Opinion dhe u vlerësua nga panelistët përfshirë Mustafa Nanon e Baton Haxhian për mënyrën e artikulimit dhe thellësinë e mendimit.

Mesa duket, Frani i ka bërë përshtypje edhe Kazhanit e cila në një shkrim të sajin për TiranaPost e cilëson atë një “demokrat normal” dhe hapur thotë se do e votonte atë përballë Pjerin Ndreut.

“Sa për dijeni, është kryebashkiak i PD-së dhe më vjen keq që një administrator si ai, një burrë me karakterin e tij, do të dorëzojë çelësat e bashkisë, ngaqë partia e Franit nuk merr pjesë në zgjedhje.

Unë, po të isha sot në Lezhë, dhe po të kisha mundësi, përballë Pjerin Ndreut dhe Fran Frrokut do votoja Franin dhe do bëja tifozllik për Franin.

Sepse Frani njihte ligjet, sepse Frani nuk ishte patetik e nuk recitonte vjersha partie, sepse Frani kishte arsye të shëndoshë.

Sigurisht, do ishte aq absurd ky shkrim për një gazetar të huaj apo një qytetar perëndimor, se të jesh normal nuk është kusht për të pasur mbështetje, çdo funksionar publik duhet të jetë i shkëlqyer dhe normaliteti është bazik, por në Shqipërinë ku dëgjon çdo lloj perversiteti nga të gjjtha polet, një Fran të duket gjeni”, përmbyll shkrimin e saj Kazhani.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img