Hapësire reklamuese

Aktualitet

Miqtë i japin lamtumirën e fundit Sherif Merdanit, Luan Zhegu: Një yll i pashuar në muzikën shqiptare. Kozma Dushi: Këngët e tij ishin perla

Shkruar nga Newsbomb
Miqtë i japin lamtumirën e fundit Sherif Merdanit, Luan Zhegu:

Luan Zhegu ishte një ndër personazhet që i dhanë nderimet e fundit sot ikjes së papritur të artistit të njohur, Sherif Merdani.

Ai tha se këngëtari Merdani do të jetë një yll i pa shuar për muzikën shqiptare.

Përshtypjet për Sherif Merdanin kanë qenë me emocion. Sapo doli nga burgu takimin e parë e kemi patur bashkë. Unë nuk e njoha, sepse ishte me një kapele, por duke e parë te sytë dhe zëri i thashë Sherifi? ‘Po’ më tha. U përqafuam dhe lotuam të dy. Emocioni tjetër ka qenë kur unë i kompozova këngën, “Se kënduan Let it Be” kënga pati jehonë të madhe.Sherifi kur këndonte lotonte. Ajo ishte tamam jeta e Sherifit. Nuk e di, nuk e besoj akoma që Sherifi nuk është këtu. Ai ka ndërruar banesë. Ai ka shkuar në vend tjetër, e prapë do të ndriçojë dhe do të ketë dritën e tij, një yll i pashuar në muzikën shqiptare, i tillë do të mbetet. Gjej rastin të ngushëlloj gruan, djalin, të afërmit dhe farefisin e tij”, u shpreh Luan Zhegu.

Ndërsa këngëtari Kozma Dushi ka treguar shijet muzikore të Sherif Merdanit, i cili nuk dëshironte të këndonte me regjistrim, por gjithmonë preferonte të këndonte live.

Sherifi bëri për vete rininë me këngët e tij të bukura. Takoheshim shpesh, se ishim në një lagje. Dy muajt e fundit s’e kam parë. Ai ishte intelektual, artist. Kishte zë të ëmbël, brilant dhe ishte i dashur me shokët. I lutem Zotit të prehet në paqe. Do ta kem në zemër për gjithë jetën. Unë me Sherifin kam biseduar shpesh. Festivali i 11, por dhe të gjitha kur ka marrë pjesë ai ishin këngë perla. Sherifi në vitet që erdhi demokracia filluan festivale që këndohej play back.

Ai nuk i dëshironte këto, e gjithmonë bënte kritika për këngët. Sherifi i donte këngët me ritëm, me poezi. Ajo kohë ka bërë një super gabim të madh. Ai vetëm këndonte, shpirtin kishte. Edhe në Librazhd ku e takova unë, i dha atmosferë atij qyteti. Të gjithë e donin. Ajo që ka ndodhur me Sherif Merdanin s’duhet të ndodhte kurrë. Ai nuk e meritonte. Brezi i tij këndon akoma. Mesazhi i tij është që këngët janë të bukura, artistët janë të lirë, muzika të bëhej live, muzika të mos bëhej rrëmujë. Ai nuk i donte tallavatë e këto të tjerat. Sherif Merdani solli një mënyrë të re të të kënduarit”, tha Kozma Dushi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu