Hapësire reklamuese

Aktualitet

Miqtë e familjarët nderojnë te Akademia e Rendit Komisar Bajram Hajdarmatajn, niset drejt Tropojës për në banesën e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Komisari dhe pedagogu Bajram Hajdarmataj po përcillet në banesën e fundit

Komisari pedagog Bajram Hajdarmataj, që dje u nxorr nga rrënojat në Kavalishencën e Durrësit po përcillet sot në banesën e fundit me nderime jo vetëm nga familja, por edhe kolegë të tij të Akademisë së Rendit, raporton newsbomb.al.

Ditën e sotme, që herët në mëngjes, deri në orën 10 paradite, në Akademinë e rendit u zhvilluan homazhe në nderim të pedagogut të Akademisë që gjendej në Kavalishencën e Durrësit për një kurs trajnimi, por që nuk mundi të dalë gjallë nga rrënoja.

Familja dhe organizatorët bëjnë me dije se më pas trupi i pajetë i Komisarit, do të prehet në banesën e fundit në Tropojë, prej andej nga ku Bajram Hajdarmataj kishte origjinën, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu