Vizita e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan është pasqyruar edhe nga mediat e huaja.
Media greke “Ethnos” i ka dedikuar një artikull vizitës së Erdogan në vendin tonë, i cili fillimisht përuroi 522 banesat e reja për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Laç.
Në këtë artikull i është dhënjë një rëndësi e madhe deklaratave të Presidentit turk për miqësinë shqiptaro-turke dhe ndihmën që shteti turk ka dhënë për Shqipërinë.
Erdogan: Ne kurorëzojmë miqësinë midis Turqisë dhe Shqipërisë me banesa
Marrëdhëniet e forta të miqësisë Turqi-Shqipëri u theksua në mënyrë të rëndësishme sot nga Rexhep Taip Erdogan gjatë dorëzimit të çelësave për banorët e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Laç.
“Fakti që Turqia ishte vendi i parë që ndihmoi pas tërmetit është prova më e mirë e solidaritetit të fortë midis nesh”, tha ai duke uruar që “miqësia midis Turqisë dhe Shqipërisë, e krijuar mbi këtë bazë unike, të vazhdojë përgjithmonë”.Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan tha: “Ne ndajmë të njëjtën histori dhe vlera të përbashkëta kulutore me Shqipërinë.
Të qenit vëllai juaj në ditët të mira dhe të këqija është një nga vlera më të rëndësishme të kulturës sonë”. Në kohën kur këto vende të mëdha bënë një sy qorr para dramave jashtë kufijve të tyre gjatë pandemisë së koronavirusit, ne vijmë për të shpëtuar të gjithë miqtë tanë, që po përballen me probleme të mëdha diskriminuese.
Në anën tjetër, kryeministri shqiptar Edi Rama falenderoi presidentin turk duke thënë se “Presidenti Erdogan është nëj njeri që bën atë që thotë dhe thotë atë që bën.
Megjithatë, shtypi opozitar në Turqi e konsideron deklaratën e kryeministrit shqiptar në “Financial Times” pak përpara vizitës së Erdoganit në Shqipëri, si diçka kontroverse.
“Rusia, Kina dhe Turqia po përpiqen të shtojnë influencën e tyre në rajon”, tha Rama duke shtuar se këta “shoqërues”, pa përmendur emra janë “të papërshtatshëm”.