Gazment Hasalliu, sipërmarrësi i njohur i restorantit "Gazi Kavajë" ja ndarë në llogarinë e tij një fotografi me tre deputetë të njohur socialistë, të cilët kanë drekuar këtë të enjte. Ai thotë se Majko, Qefalia dhe Deliu janë miq të vjetër të restorantit të tij.
"Me njerëz te nderuar dhe miqtë e vjetër te restorantit, Xhemal Qefalia, Pandeli Majko dhe Denis Deliu", shkruan Gazment Hasalliu, shefi dhe sipërmarrësi i njohur i restorantit "Gazi Kavajë" teksa ndan fotografitë.
Restoranti "Te Gazi Kavajë" është ndër më të njohurit e zonës për prodhimet dhe ushqimet e detit, të cilat serviren të freskëta direkt nga deti.
Mesa duket, edhe tre deputetët socialistë që siç Gazi thotë se janë miq të vjetër të restorantit, janë ngopur nga tryeza e bollshme e fundvitit dhe pjata tradicionale e gjelit të detit, ndaj kanë vendosur të drekojnë te "Gazi Kavajë" me prodhime të freskëta deti.