Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Minutat e fundit për Lulzim Bashën, a do të përmbushë urdhrin e KQZ për listat e kandidatëve për deputetë?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratikë nuk plotëson dot në mënyrë administrative një listë me 140 kandidatë për deputëtë.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në këto kushte ka shtyre 3 herë mbledhjen për regjistrimin e kandidatëve sepse nga ana ligjore lista është e papranueshme. Kështu, KQZ i ka dhënë afat Partisë Demokratike deri në orën 09.00 të ditës së sotme për plotësimin e saj.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha dorëzoi në KQZ në mesnatën e të premtes listën e 95 kandidatë, ndërsa duhet të renditeshin 140 emra.

Lista e PD nga ana tjetër u dorëzua në KQZ edhe pa formularët e vetëdeklarimit, ndërsa disa kandidatë nuk kanë deklaruar me firmë vullnetin e tyre për të kandiduar. 

Nga ana tjetër prej këtyre 95 kandidatëve disa prej tyre janë tërhequr si Sazan Guri, Sulejam Gjana, Helidon Bushati, ndërsa sot në orën 09.00 PD duhet të dorëzojë me domosdoshmëri listën e plotë të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit. Ky urdhër u dha në mbledhjen e një dite më parë nga kreu i KQZ Klement Zguri, vendim ky që u votua unanimisht nga të gjithë anëtarët e KQZ. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img