Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, është takuar këtë të hënë me homologun italian Luigi Di Maio, vendi i të cilit thotë se është i vendosur në mbështetjen e tij për integrimin e Shqipërisë në BE.
Xhaçka thotë se dy vendet janë në pritje të mbledhjes së parë të grupit të përbashkët të punës për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore.
“Fillimi i ditës në Bruksel me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio. Mundësi e mirë për zgjerimin e agjendës tonë intensive dypalëshe dhe bashkëpunimin e shkëlqyer. Si gjithmonë e inkurajuar nga miqësia e Italisë dhe mbështetja e vendosur për integrimin e Shqipërisë në BE. Në pritje të mbledhjes së parë të grupit të përbashkët të punës për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore”, shkruan ministrja.