Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Ministrja Xhaçka në konferencë me homologun polak: Buxheti i mbrojtjes do të rritet me 4 miliardë lekë

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp me homologun e saj polak  Antoni Macierewicz.

Ajo është shprehur mirënjohëse për mbështetjen që Polonia i ka dhënë shtetit shqiptar në Nato si dhe është shprehur optimiste për bashkëpunimin midis dy vendeve duke e vlerësuar këtë takim si shumë të rëndësishëm.

Më pas ka shtuar se buxheti i mbrojtjes do të rritet me 400 milionë lekë duke arritur nivelin e prodhimit të brendshëm bruto 1.15%.

“Polonia i ka dhënë mbështetje shqipërise për në Nato. Dy kolonelët që u dekoruan janë shëmbujt më të mirë të bashkëpunimit midis Shqipërise dhe Polonisë. Gjatë takimit ndajme qendrime që lidhen me rreziqet që përballen vendet tona por dhe Nato. I shpreha kolegut polak mirënjohje për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Kosovës si shtet i pavarur si dhe mbështetjen e ushtarëvë për këtë shtet që mbetet ende i brishtë. Folëm mbi kontributin shqiptar në misionet e BE për luftën kundër terrorizmit. Do të ngrreme qëndren e ekselences për luftëtarët e huaj terroristë. 400 milionë lekë të reja do të bëjnë të mundur që në te rrisim buxhetin e mbrojtjes duke arritur nivelin e prodhimit të brendshëm bruto 1.15 %. Kjo vizitë krijon një impuls të ri në bashkëpunimin e dy ministrive tona për të materializuar fushat e bashkëpunimit përmes planeve konkrete. Bashkëpunimi është sukses midis dy aleatëve për një botë më të sigurt.”, është shprehur ministrja Xhaçka gjatë fjalës së saj.


Më shumë