Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Ministrja Xhaçka krah Grubit, u bën thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen ne censusin e popullsisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me zëvëndës kryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Gubi.

Xhaçka u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedonë e Veriut që të regjistrohen në censusin e popullsisë.

“Mikprita zv/KM e Maqedonisë së Veriut Artan Grubi.  Vlerësim maksimal për qëndrimet e faktorit shqiptar dhe rolin vendimtar në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Mbështetje të plotë për nismën për regjistrimin e popullsisë. Çdo qytetar shqiptar i RMV, brenda/jashtë vendit të regjistrohet në: https://census.stat.gov.mk“- shkruan Xhaçka krah fotos me Grubin.

Kujtojmë se ditën e djeshme Grubi ka zhvilluar një sërë takimesh me figurat kryesore të politikës në Shqipëri, përfshirë dhe kryeministrin, Edi Rama ku vlerësuan përkushtimin e deritanishëm të diasporës së Maqedonisë së Veriut, pasi për më pak se një muaj ftesës për Regjistrim i janë përgjigjur më tepër se 130.000 banorë.

Më shumë

spot_img
spot_img