Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
69 %
2.1kmh
75 %
Enj
26 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Ministrja tha “kanë shkëlqyer”, publikohen rezultatet e Gjuhës së Huaj për maturantët: Dyfishohet numri i ngelësave, numërohen me gishta ata që kanë marrë 10

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi tha se një pjesë e mirë e maturantëve kanë shkëlqyer në testin e gjuhës së huaj, mirëpo nga rezultatet e publikuara figuron e kundërta.

Nga rezultatet e publikuara rezulton se 10 absolute kanë marrë vetëm 36 maturantë nga 32.583 që u testuan për njohuritë e tyre. Ngelësa që kanë marrë 4 deri në 4.49 pa mundur të kapin një notë kaluese janë 2199 maturantë, gati dyfish më shumë se sa vjet në 2020, ku ishin ngelësa 1232 maturantë.

Nga nota 4 deri në 4.99 ku përfshihet dhe nota 5 janë 4160 maturantë. Nga nota 5 deri në 5.99 ku përfshihet dhe nota 6 janë 4341 maturantë. Nga nota 6 deri në 6.99 ku përfshihet dhe nota 7 janë 6023 maturantë. Nga nota 7 deri në 7.99 ku përfshihet dhe nota 8 janë 5241 maturantë. Nga nota 8 deri në 8.99 ku përfshihet dhe nota 9 janë 4373 maturantë. Nga nota 9 deri në 9.99 ku përfshihet dhe nota 10 janë 8445 maturanë. Kjo është dhe fasha me numrin më të madh të maturantëve. Siç e thamë më sipër, janë vetëm 36 maturantë që kanë marrë notën 10 absolute.

Klikoni këtu për të parë rezultatet

Studentët janë ankuar sërish pasi e cilësojnë provimin e sivjetshëm si më të vështirin ndër vite. Nëse do të bënim një krahasim me 2019 dhe 2020, shifrat janë këto:

Matura 2021

Me note 10.00 – 36 maturante

Me note 4.00 (mbetes) – 2,199 maturante

Matura 2020

Me note 10.00 – 182 maturante

Me note 4.00 (mbetes) – 1,232 maturante

Matura 2019

Me note 10.00 – 63 maturante

Me note 4.00 – 1,154 maturante

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img