Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
47 %
2.6kmh
20 %
Die
23 °
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
E diel, 2 Tetor, 2022

Ministrja Rizvanolli: Kosova i ka dhënë Shqipërisë mbi 121 mijë MWh, po merr më pak se 1 mijë për t’ë evituar reduktimet

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka treguar bilancin e shkëmbimit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë. KEK i ka dhënë KESH-it 121.7 MWh, ndërsa sot ka marrë 1 mijë MWh për evitimin e reduktimeve, tha ajo.

“KEK deri sot i ka dhënë KESH-it 121.7 mijë MWh. Sot po marrim më pak se 1 mijë MWh për të evituar reduktimet”, tha ajo. “Këto janë rezultatet e prekshme për qytetarët kur ne bashkëpunojmë”, shtoi Rizvanolli.

Korporata Energjetike e Kosovës operon me dy termocentrale në Obiliq, të cilat prodhojnë energjinë nga thëngjilli – Termocentrali “Kosova A” dhe “Kosova B”.

Termocentrali “Kosova A” përbëhet nga pesë blloqe punuese. Blloku i parë ka filluar punën në vitin 1962. Por, ky termocentral gati që një dekadë operon me vetëm tri blloqe. Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se aktualisht në prodhim janë dy blloqe nga “Kosova A”, edhe një bllok i ”Kosovës B”.

Në Kosovë, rreth 94 për qind e energjisë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 nga burimet e ripërtërishme sikurse hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img