Hapësire reklamuese

Politikë

Ministrja Olta Xhaçka paraqitet në SPAK, pyetet për bazën detare të Sarandës

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është paraqitur mesditën e kësaj të hëne në ambientet e Prokurorisë Speciale, për të dhënë dëshminë e saj për bazën detare të Sarandës. Një sipërfaqe e madhe e kësaj prone të Forcës Detare i është dhënë privatit.

E pyetur nëse kishte shkelje ligji në procedurën e dhënies së koncesionit, Xhaçka u shpreh "Sigurisht që jo, asnjë shkelje ligji."

Kallëzimi për këtë rast është bërë nga ish-shefi i Forcës Detare, Artur Meçollari, i cili gjithashtu u mor në pyetje pak ditë më parë nga SPAK. Në kohën kur është kryer privatizimi i pronës, Olta Xhaçka mbante detyrën e ministres së Mbrojtjes.

“Padiskutim që unë jam në dospozicion të drejtësisë, kjo është arsyeja pse ne kemi punuar, luftuar dhe votuar që të gjithë jemi në dispozicion të drejtësisë, për t’u pyetur dhe për t’u kthyer përgjigje për ato çështje që duhet të hetohen. Unë nuk bëj përjashtim edhe në funksionin që kam.

Është e mirëseardhur dita kur do të marrin fund shpifjet për përdorimin e aseteve për arsye elektorale, por edhe alarmi fals që asete që kanë qëndruar mes ndryshqeve do të kthehen në asete me vlerë si rasti i Sarandës. Nuk ka patur asnjëherë asnjë shkelje ligji”, u shpreh Olta Xhaçka.

Siperfaqja e dhene privatit ne Sarande, brenda dhe hapesira e bazes detare Siperfaqja e dhene privatit ne Sarande, brenda dhe hapesira e bazes detare

Më herët, prokurorët e SPAK kanë marrë në pyetje dhe deputetin socialist Bardhyl Kollçaku, pasi ka mbajtur detyrën e Shefit të Forcave të Armatosuar. Në kallëzim është përmendur dhe presidentui i sotëm, Bajram Begaj.

Në total, është një hapësirë rreth 40.000 m² e Bazës Detare të Sarandës, e cila është marrë nga privati me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me propozim të ish-ministres Xhaçka. Pasi janë kryer verifikimet përkatëse, SPAK ka regjistruar procedim penal dhe ka nisur marrjen në pyetje të personave të akuzuar.

Lexo edhe: SPAK sekuestron bazën detare të Sarandës, pritet të dëshmojë dhe ministrja Olta Xhaçka

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu