Dita e dytë e samitit të NATO-s në Bruksel, dhe ministrja jonë e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, që “shkëlqeu” ditën e parë të samitit, nuk e humb këtë shans as ditën e dytë.
Kështu mëngjesin e sotëm ka zgjedhur të përshëndesë fansat e saj në rrjetet sociale me një foto selfie me ambasadorin e Shqipërisë në NATO, ish-deputetin e PD, Leonard Demi.
Duket se dy zyrtarët janë të kënaqur dhe të qeshur, ndoshta edhe për shkak të pritshmërive të ditës së dytë.