Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ministrja Manastirliu tregon detaje, simptomat që kishin dy të infektuarit me koronavirus

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka treguar detaje për dy personat e parë të infektuar me koronavirus në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një djalë 28-vjeçar që tashmë konsiderohet si “pacienti zero”, i cili pasi u kthye nga Italia infektoi edhe të atin.

Manastirliu tha në emisionin “Opinion” se disa nga simptomat që ata kishin ishte temperatura (jo shumë e lartë), diare dhe këputje muskujsh.

Shqetësim mbetet fakti se dy të infektuarit kanë takuar disa dhjetra persona, 14 prej të cilëve iu është marrë kampioni për analizë.

“Kishin temperaturë, jo temperaturë të lartë, diare dhe këputje muskujsh. Menjëherë urgjenca kombëtare ka shkuar te ata dhe ka marrë tamponët përkatës dhe janë çuar në laborator. Kontakti me ta teksa kanë shkuar në spital ka qenë i mbrojtur. Ata kanë qenë në shtëpi dhe iu është këshilluar të qëndrojnë në shtëpi deri në daljen e analizave. Ka një protokoll sipas OBSh që përcakton se kujt i merren mostrat. Ndërkohë që ata janë një familje e madhe dhe menjëherë është ngritur alerti për të bërë hartëzimin. Sigurisht që është një punë e madhe. Ka filluar me 14 persona që kanë qenë më pranë dhe priten të dalin analizat”, u shpreh Manastirliu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll