Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Ministrja Manastirliu: Kemi siguruar 100 mijë teste të shpejta, të hënën fillojmë në Tiranë

spot_img

Lajme të ngjashëm

cd2cbaf84685b519745803cf80b863e7

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka lajmëruar pak më parë se Shqipëria ka siguruar 100 mijë teste të shpejta për Covid-19. Këto teste të quajtura dhe teste antigen e nxjerrin rezultatin për 30 minuta.

“100 mijë teste të shpejta të njohura nga OBSH që janë të disponueshme në vendin tonë që do të vendosen në funksion në strukturat spitalore. Do të nisë nga dita e hënë në Tiranë. Do të jetë i disponueshëm në të gjithë njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Pikat e testimit do të bëhen të njohura në ditët në vijim dhe do të mbulojnë një numër të caktuar banorësh”, u shpreh ministrja.

Më tej, ajo shtoi se prej datës 20 dhjetor testet e shpejta do të vihen në dispozicion të spitaleve rajonale.

“Prej datës 20 dhjetor testet e shpejta do të vihen në dispozicion edhe në spitalet rajonale. Koha e nevojshme nga dita e hënë deri më datë 20 dhjetor është përcaktuar të vihet në dispozicion të të gjitha stafeve tona në të gjitha pikat ku do të bëhet ky testim i shpejtë. Tesi i shpejtë i anti genit është vendosur në funskion të testimet, rritjes së kapacitevem në funskion të nderporjes së zinxhirit të infeksionit duke garantuar edhe sigurinë”, u shpreh Manastirliu.

Më shumë

spot_img