Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministrja Kushi zbulon si do të zhvillohet 'Matura Shtetërore', maturantët të shqetësuar për provimet

Shkruar nga Newsbomb

Maturantët kanë zhvilluar një interpelance me ministren e Arsimit, Evis Kushi.

Ata janë të shqetësuar se si do të zhvillohen provimet e maturës shëndetësore, në një kohë që mësimi po zhvillohet më së shumti online.

Gjatë fjalës së saj ministrja Kushi tha se ekspertët e arsimit po punojnë për të përgatitur tezat e provimeve të maturës, që do jetë me pyetje me alternative dhe pyetje me zhvillim. Në fund do jenë katër provime, tre do jenë me detyrim dhe një me zgjedhje.

“Nga ekspertët është vendosur që këtë vit në provimet e maturës një pjesë e pyetjes të jenë të strukturuara me alternativa dhe një pjesë e tyre të jenë me zhvillim. Ju e dini që në total testi përmban 60 pikë dhe nga këto 60 pikë 20 i takojnë pyetjeve me alternativa dhe 40 i takojnë pyetjeve me zhvillim. Do të ketë gjithsej 3 nivele vështirësie.

Niveli i parë, niveli më i ulët i vështirësi që do të jetë në 40% të testit po kështu niveli i dytë përmban dhe ai 40% të testit, ndërkohë që niveli i tretë më i vështirë do të ketë vetëm 20% të pikëve totale të testit. Janë gjithsej 4 provime. 3 do të jenë provime të detyrueshme dhe janë konkretisht gjuha shqipe dhe letërsia, matematika dhe gjuha e huaj ndërkohë që vetëm një provim do të jetë me zgjedhje.

Provimet e detyruara do të mbështeten në kurrikulën bërthamë ndërkohë që provimet me zgjedhje do të mbështeten edhe në kurrikulën bërthamë dhe atë me zgjedhje”,- tha  ministrja Kushi.

Ministrja është shprehur se do punojnë që rezultatet e provimeve të jenë gati deri më 30 qershor.

“Për këtë arsye ne do ti angazhojmë maksimalisht të gjitha stafet tona që diplomat e maturës të shpallen brenda datës 30 Qershor. Ata maturantë që kanë dëshirë të studiojnë jashtë vendit diplomat do të lëshohen më 5 Korrik dhe për gjithë të tjerët data 15 Korrik.  Data 15 korrik është data finale që të gjithë maturantët do të marrin diplomat e tyre. Ata që pretendojnë që të studiojnë jashtë shtetit brenda datës 5 Korrik do t’i kenë në duart e tyre”, tha Kushi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu