Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Ministrja Kushi tregon pse studentët filluan online: Mund të infektoheshin në Tiranë dhe e çonin në shtëpi, është diskutuar gjatë! Çfarë do ndodhë nëse mbyllen shkollat

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

85e346767ffd6e81df2403a8da5541b2

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka thënë se Komiteti i Ekspertëve për Covid-19 ka marrë vendimin që studentët të fillojnë muajin e parë të universitetit online sepse mund të merrin infeksionin në Tiranë dhe ta çonin atë te familjet e tyre në rrethe.

“Studentët që vijnë në Tiranë marrin infeksionin dhe e çojnë në familjet e tyre. Kjo ka qenë arsyeja që të mos infektoheshin dhe ato zona që janë të pastra po themi, ose janë shumë pak të prekura. Situatën e kemi nën kontroll dhe shifrat nuk na detyrojnë të mbyllim ndonjë shkollë apo klasë të caktuar. Për vendimin që u mor për mësimin online, ata (Komiteti Teknik i Ekspertëve) kanë bërë mbledhje të gjata për tu bindur që vendimi ishte i drejtë”, tha Kushi për Report Tv.

E pyetur se a ka mësues mjaftueshëm në këtë situatë të vëhstirë në të cilën ndodhet vendi, Kushi tha se me VKM mbi 1 mijë mëues janë futur në sistem. “Para pak javësh me vendim të Këshillit të Ministrave, në shtuam 1 mijë punonjës shtesë në arsimin parauniversitar. Sot që flasim janë në sistem 1 mijë mësues më shumë. Për momentin janë të mjaftueshëm. Nëse do kemi nevojë sërish do të shtohen përsëri”, u shpreh ajo.

Më tej, ajo tha se nëse do të ndodhë që gjithë arsimi parauniversitar të kalojë online, për nxënësit do të vijë në ndihmë RTSH Shkollë, platforma akademia.al, etj. “Nëse do na duhet të kalojmë gjithë arsimin parauniversitar nga shtëpia, ne patjetër kemi marrë masa. Kemi RTSH Shkollë i cili transmeton të gjitha orët sic i bëjnë nxënësit në klasë. E dyta kemi platformën akademi.al. Filloi gjatë kohës së karantinës”, shtoi ministrja, ndërsa tha se shumë donatorë kanë dhuruar tableta për fëmijët që nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin online.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img