Hapësire reklamuese

Politikë

Ministrja Kushi sqaron: Në 78% të shkollave në Shqipëri mësimi bëhet normalisht, pa turne dhe pa zgjatje orësh, në qendrat e qyteteve ka shumë nxënës

Shkruar nga Newsbomb
Ministrja Kushi sqaron: Në 78% të shkollave në Shqipëri

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, thotë se në 78% të shkollave në të gjithë Shqipërinë mësimi bëhet normalisht, pa turne dhe pa zgjatje orësh mësimore. Ndryshe është situata në qendrat e qyteteve, ku sipas Kushit numri i nxënësve është shumë më i lartë.

"... ky vendim është i përkohshëm vetëm për situatën aktuale të pandemisë, ndërkohë që Komiteti i Ekspertëve e vlerëson situatën dhe merr vendime në mënyrë të vazhdueshme. Prandaj, nisur edhe nga niveli i lartë i vaksinimit të mësuesve (71% me dy doza dhe 17% me një dozë) shpresojmë që të kthehemi sa më shpejt në normalitet në shkollat tona", shkruan Kushi.

Shkruan ministrja Evis Kushi:

Nisur nga shqetësimi i prindërve dhe i opinionit publik për zhvillimin e mësimit me turne në shkolla, dua të saktësoj që në 78% të shkollave në të gjithë vendin mësimi zhvillohet normalisht, pa turne dhe me kohëzgjatje të orës mësimore prej 45 minutash.

Ndërsa në qendrat e qyteteve, ku numri i nxënësve është më i lartë dhe bëhet e pamundur ruajtja e distancës mes nxënësve në klasë, jemi të detyruar të aplikojmë mësimin me turne, për të mos lejuar përhapjen e infeksionit mes nxënësve dhe mësuesve.

Gjithsesi, ky vendim është i përkohshëm vetëm për situatën aktuale të pandemisë, ndërkohë që Komiteti i Ekspertëve e vlerëson situatën dhe merr vendime në mënyrë të vazhdueshme. Prandaj, nisur edhe nga niveli i lartë i vaksinimit të mësuesve (71% me dy doza dhe 17% me një dozë) shpresojmë që të kthehemi sa më shpejt në normalitet në shkollat tona.

Falenderoj të gjithë mësuesit dhe prindërit për durimin dhe mirëkuptimin!  Suksese të gjithëve! Bashkë do ia dalim!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu