Ministrja Kushi njoftim TË RËNDËSISHËM: Në 1 dhjetor fillon mësimi i kombinuar, klasat 1-5 dhe 12 në shkollë, të tjerat alternohen

Publikuar tek: politike, më 15:00 26-11-2020 Ministrja Kushi njoftim TË RËNDËSISHËM: Në 1 dhjetor fillon mësimi i kombinuar, klasat 1-5 dhe 12 në shkollë, të tjerat alternohen Ministrja e Arsimit Evis Kushi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar pak më parë se nga 1 dhjetori 2020 do të aplikohet mësimi i kombinuar, pra edhe fizik në klasa edhe online, si masë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Shkollat pas një udhëzuesi të hartuar nga Ministria, në varësi të gjendjes së shkaktuar nga Covid-19 do të kenë fleksibilitet për të vendosur dhe vetë për zhvillimin e mësimit. Klasat nga 1-5 do të zhvillojnë mësim fizik në shkollë, ashtu dhe për klasën e 12-të.

Kurse klasat e tjera do të alternohen.

"Klasat e arsimit fillor, nga e para në të pestën, dhe klasa e 12-të (pra maturantët) do të zhvillojnë normalisht procesin mësimor në mjediset fizike të shkollës - njësoj siç kanë vepruar deri më tani me SKENARIN 1 të Udhëzuesit për fillimin e vitit shkollor 2020 – 2021;

Ndërsa klasat nga e 6 në të 9, si dhe klasat 10 dhe 11 do të zhvillojnë mësimin në këtë mënyrë:

- Në javën tek, pra javën e parë dhe të tretë të muajit: 2 ditët e para të javës në mjediset e shkollës, dhe 3 ditët e tjera të javës online.

- Në javën çift, pra në javën e dytë dhe të katërt, ditët këmbehen: pra 2 ditët e para të javës nxënësit janë online dhe 3 ditët e tjera të javës me prezencë fizike në shkollë.

Në varësi të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, në rast se shkollat kanë situata të rënduara në stafet mësimore apo tek nxënësit, me urdhër të MASR, mund të aplikohet skenari kur vetëm klasat fillore (nga 1 tek e 5) dhe maturantët zhvillojnë mësimin në klasë. Ndërsa klasat e tjera bëhen online.

Dhe në raste më të rënduara, vetëm klasa 1 dhe klasa 12-të në mjediset fizike të shkollës, ndërsa të gjitha klasat e tjera do të zhvillojnë mësimin online", tha ndër të tjera ministrja Kushi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në Abu Dhabi me Ramën, ministri Ahmetaj firmos marrëveshjen për ndërtimin e 2000 shtëpive në Durrës e Spitallë; Kush është sheiku që ka ndërtuar Burj Khalifa
Zbardhet LISTA: COVID prek PARLAMENTIN, kush janë 25 DEPUTETËT e INFEKTUAR që “ia hodhën pa u lagur” »
Article Logic
Execution time: 0.014811992645264
array(1) { ["section"]=> string(134) "ministrja-kushi-njoftim-te-rendesishem-ne-1-dhjetor-fillon-mesimi-i-kombinuar-klasat-1-5-dhe-12-ne-shkolle-te-tjerat-alternohen-229206" }