Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Ministrja Kushi në shkollën ku u rrahën dy mësueset: Arsimtarët, figura më e dashur nga të gjithë, me vlera të pazëvendësueshme

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, njofton se ka qenë dje në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, ku pak ditë më parë dy mësuese u përfshinë në një sherr me njëra-tjetrën. Ato thirrën aty dhe familjarë, derisa konflikti degjeneroi në përplasje me armë.

“Nisur nga ngjarja e rëndë ku të përfshira ishin dy mësuese të gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, dje zhvillova një vizitë pranë kësaj shkolle, e cila ndër vite ka spikatur përherë me talente e rezultate pozitive në çdo fushë”, shkruan Kushi, dhe vlerëson figurësn e mësuesit.

Shkruan ministrja Kushi:

Të gjitha profesionet janë të nderuara, por mësuesi mbetet në çdo kohë e në çdo vend figura më e dashur dhe më e respektuar për të gjithë. Vlerat që ai mbart janë të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme në mirëedukimin e fëmijëve tanë.

Nisur nga ngjarja e rëndë ku të përfshira ishin dy mësuese të gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë, dje zhvillova një vizitë pranë kësaj shkolle, e cila ndër vite ka spikatur përherë me talente e rezultate pozitive në çdo fushë.

Pasi i urova fillimisht shumë suksese e mbarësi nxënësve në këtë fillim viti shkollor, bashkëbiseduam gjerësisht me mësuesit për çështje shkollore që kanë nevojë për adresim, për lartësimin më tej të figurës së mësuesit, si dhe forcimin e vazhdueshëm të Komisioneve të Etikës dhe Disiplinës, për të garantuar vetëm mbarëvajtje në proceset e shkollës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img