Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ministrja Kushi jep njoftimin: Ja kur do të nisë viti i ri shkollor, 9-vjeçarja një javë pushime në prill

Shkruar nga Newsbomb
Ministrja Kushi jep njoftimin: Ja kur do të nisë viti i ri shkollor,

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka njoftuar ditën e sotme se viti shkollor parauniversitar 2022-2023 do të fillojë në datën 12 shtator të 2022.

Ministrja jep edhe lajmin e mirë duke thënë se nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Postimi i plotë i Evis Kushit:

Të dashur nxënës dhe mësues,

Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim.

Suksese të gjithëve!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll