Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
59 %
6.2kmh
0 %
Enj
16 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

Ministrja Krifca: Situata me produktet e shportës është e luhatshme, tregjet ndërkombëtare përcaktojnë çmimet

Lajme të ngjashëm

Banorët e Zharrëzës

Avniu

Dionis Senjo

Zjarrfikësit

Gerta Loku

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, deklaroi mbrëmjen e sotme se objektivi i Bordit të Monitorimit dhe Transparencës është që çmimet e produkteve ushqimore t’i afrohen realitetit.

Ajo tha se situata në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve të shportës është e luhatshme sepse tregjet ndërkombëtare përcaktojnë çmimet. Krifca tha se ministria e Bujqësisë, do të mundësojë tregje të reja.

Krifca: Objektivi i bordit është që çmimet te jenë sa më afër realitetit. Ne kemi produkte që varen nga tregjet ndërkombëtare, por kemi dhe produkte të shportës që prodhohen në vendin tonë.

Situata është e luhatshme sepse tregjet kombëtare përcaktojnë çmimin dhe ofertën. Ne do të kemi mundësi ë për të ndërhyrë më tregjet e tjera. MB është pjesë e një strukuture e menaxhimit të krizave ku marrim direktiva se çfarë po ndodh me çmimin e tregjeve. Jemi duke e moinitoruar dhe jemi në krye të punëve, Do të mundësojmë tregje të reja. Jemi në komunikim me vendet e tjera.

Pyetje: Keni bërë një deklaratë që gruri mbillet në mars? Do të vijë sasia e grurit të kontraktuar nga Serbia?

Krifca: Nëse ti e gjen një deklaratë të tillë nga unë, do të sfidoja që të sillje, sepse edhe po të çmendesha nuk do të më lejonte ekipi im. Po e gjithë pjesa e kontraktuar e grurit do të vijë nga Serbia.

Më shumë