Hapësire reklamuese

Politikë

Ministrja Ibrahimaj: Qeveria s’do japë më borxhe për bashkitë që nuk kanë qëndrueshmëri financiare

Shkruar nga Newsbomb
Ministrja Ibrahimaj: Qeveria s’do japë më borxhe për

Me debat është zhvilluar Komisioni i Ekonomisë lidhur me deficitin dhe borxhin e parashikuar në projektligjin “për buxhetin e vitit 2023”.

Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj ndër të tjera tha se qeveria nuk do të jepte hua ndaj bashkive të cilat nuk tregonin qëndrueshmëri financiare.

“Në fund të shtatorit të vitit 2022, pushteti vendor ka 7.5 miliardë lekë detyrime ndaj qeverisë. Bashkitë lejohen edhe sot të marrin borxh. Por nëse nuk kanë qëndrueshmëri financiare, nuk mund të marrin borxh, si çdo entitet tjetër, ashtu edhe qeveria nuk merr dot borxh nëse nuk ka qëndrueshmëri financiare.

Nuk ka asnjë limit për marrjen e kredive për ato bashki të vlerësuara pozitivisht. Ka pasur ngadalësi të huave të marra nga institucionet e pushtetit vendor. Për këtë arsye kemi marrë masa për të sjellë në komision një ndryshim për ligjin e financave vendore ku parashikohet që pjesa e fondeve të trashëgueshme nga bashkitë, nëse nuk janë të angazhuara do të shkojnë për pagesën e detyrimeve të prapambetura apo të huave që u ka dhënë qeveria shqiptare” u shpreh Ibrahimaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll