Hapësire reklamuese

Politikë

Ministrja Ibrahimaj: Këtë vit kemi patur perfomancën më të mirë ekonomike, indeksim 6% për pensionet

Shkruar nga Newsbomb
Ministrja Ibrahimaj: Këtë vit kemi patur perfomancën më

Ministrja e  Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se vendi ynë ka patur performancën më të mirë ekonomike, pavarësisht krizës dhe  rritjes së çmimeve. Ibrahimaj u shpreh se paketa anti-krizë do të përfshijë të gjitha kategoritë e pensioneve, shtresat në nevojë.

"Ne që në muajin mars ndërmorëm një paketë massh për përballimin e krizës. Shqetësimi ishte buxheti i familjeve shqiptare. Ne morëm një vendim që nuk do të lëviznim çmimin e energjisë. Vendosëm që do të subvencionim të gjithë ata që nuk përballonin rritje e çmimeve. Mbi 500 mijë individë u ndihmuan me paketën e parë. Ndikuam në mosrritjen e kostove të prodhimit, duke subvenciaunur energjinë dhe naftën. Kjo bëri që inflacioni në Shqipëri të ishte ndjeshëm i ulët me vendet e BE. Kjo vjen si rrjedhojë e politikave që ne kemi ndërmarrë. Kemi pasur një performancë ekonomike. Kemi pasur rritje të numrit të bizneseve, importeve dhe eksporteve. Kemi pasur edhe rritje të vendeve të punës. Shifra këto jo të zakonshme në një situatë të tillë”, tha Ibrahimaj.

Ministrja shpjegoi se paketa përfshin indeksimin deri në 6%për të gjitha kategoritë e pensioneve, rritje të pagës minimale deri në 34 ijë lekë, rritje page deri në 7% për punonjësit e administratës publike dhe Policisë së Shtetit.

“Tani e gjejmë veten në një situatë ndryshe nga ajo që parashikonim në mars. Parashikonim që në gjysmën e dytë të vitit inflacioni të përmirësohej, por lufta nuk mbaroi.

Ne kemi vendosur që të mbajmë subvencionimin e energjisë, të indeksojmë pagat dhe pensionet. Nga pension i i shtatorit që do të paguhet në tetor, do të indeksojmë 6% të gjitha kategoritë e pensioneve. Si kosto do të jetë 2 miliard lekë për këtë vit.

Do të rrisim pagat në sektorin publik me 7% që është parashikimi i rritjes së inflacionit që kemi. 42 mijë punonjës që do të mbështeten, 3600 të policinë së burgjeve, mbi 10 mijë policë që do të përfitojnë nga rritja e pagës.

Do të kemi rritje të pagës minimale. Kemi menduar për ato kategori që janë më vulnerabël. Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. Do të mbështesim me pension për personat e vetmuar mbi 60 vjeç. Do të vazhdojmë të targetojmë fermerët, duke shtuar masën për naftën pa taksa. Keni menduar për një subvencion shtesë për mbjelljen e grurit me 500 milion lekë”, deklaroi ministrja Ibrahimaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu