Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Ministrja Gjonaj: Në gjimnaze, do ketë për herë të parë një modul anti-korrupsion

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, është shprehur sot se në gjimnazet shqiptare do të pilotohet për herë të parë një modul anti-korrupsion, për të edukuar dhe ndërgjegjësuar brezat e rinj.

“Përtej ndëshkimit pa kompromis të korrupsionit, marrjen e çdo mase të nevojshme parandaluese, lufta kundër korrupsionit është një luftë e vazhdueshme, shumë dimensionale dhe një ndër armët efikase është edhe edukimi dhe ndërgjegjësimi i brezave më të rinj.

Një përpjekje e tillë ka marrë udhë tashmë në bashkëpunim me  MASR dhe Ambasadën Italiane, për të pilotuar për herë të parë në gjimnazet tona një modul antikorrupsion në bazë të modelit italian në kurrikulën e arsimit parauniversitar, të bazuar në metoda inovative të përshtatura për nxënësit dhe gjej rastin të falenderoj Ambasadorin Italian për mbështetjen në vijim”, tha ministrja.

Më tej, Gjonaj kërkoi nga institucionet përkatëse që të mos humbasin vëmendjen nga lufta e përditshme kundër korrupsionit.

“Shqipëria ka marrë në ndjekje dhe ato rekomandimeve në bashkëpunimin midis shteteve në luftën kundër korrupsionit.  Edhe DASH nëpërmjet programeve të tyre ofrojmë mbështetje jo vetëm financiare por edhe teknike për ngritjen e kapaciteteve teknike në luftën kundër korrupsionit. Ndërtimin e një qeverisje sa më transparente nëpërmjet rritjen se aksesit të qytetarëve digjitalizimit të shërbimeve dhe një sërë masash të tjera”, tha Gjonaj.

Më shumë

spot_img
spot_img