Zëvëndës kryeministri Arben Ahmetaj gjatë konferencës së përbashkët me ministren gjermane për Europën, Anna Lührmann tha se vendi ynë i ka kryer të gjitha detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave.
Ahmetaj tha se KE për 3 vite radhazi ka reakomantuar hapjen e negociatave dhe se Gjermania ka qënë një ndër mbështetësit kryesorë.
Ndër të tjera zëvëndës kryeministri e cilësoi se integrimi i Ballkanit Perënimor në BE është i domosdoshëm, duke shtuar se nuk duhet të lihet si vakum për mundësi për lojëra nga vendet e treta.
“Siguria është element i rëndësishëm. Shqipëria i ka ofruar mbështetje BE për mandatin 22.23. Në të njëjtën kohë falenderova ministren për ekspertizën që na ka ofruar. Ndava falënderimin për kontributin e qeverisë gjermane dhe i kërkova që Ballkani Perëndimor nuk mund të lihet si një vakum për mundësi për lojëra të vendeve të treta.
Teksa ishim duke folur për hapjen e negociatave diskutuam rëndësinë e dy elementeve të rëndësishme të hapjes formale të negociatave.
Pik së pari që është shumë e rëndësishmë për të rinjtë. Ndërsa, e dyta ndava me ministren vet procesi është reforma të thella sektoriale në ccdo sektor të jetës së vendit. Ne i kemi bërë të gjitha detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave. Gjermania ka qënë një ndër vendet të cilët kanë mbështetur Shqipërinë në këtë rrugëtim”, tha Ahmetaj.