Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Ministrja gjermane Der Leyen: SHBA të mos barazpeshojë aleatët e saj me Moskën; jo luftë kundër myslimanëve

Shkruar nga Newsbomb

Ministrja gjermane e Mbrojtjes paralajmëroi SHBA kundër tentativës për të trajtuar në mënyrë të barabartë Rusinë dhe aleatët e saj perëndimore, duke iu referuar deklaratave me tone kritike të presidentit Donald Trump.

“Nuk mund të ketë barazpeshim mes besimit të ofruar ndaj një aleati dhe atyre që vënë në pikëpyetje vlerat tona, kufijtë tanë dhe të drejtën ndërkombëtare, kjo do të thotë se ne duhet të trajtojmë së bashku interesat tona të përbashkëta, që do të thotë t’i rikthehesh një bashkëjetese me Rusinë, dhe për mos vepruar në mënyrë dypalëshe duke ndryshuar qëndrim ndaj partnerëve”, tha Ursula von der Leyen, gjatë konferencës për sigurinë në Mynih.

Ajo paralajmëroi SHBA-në kundër çdo fjalimi që mund të kërcënojë kohezionin e BE-së dhe të NATO-s, duke gjykuar se uniteti evropian është në interes të Uashingtonit.

“Miqtë tanë amerikanë e dinë që toni i tyre ndaj Evropës dhe NATO-s kanë një efekt të drejtpërdrejtë mbi kohezionin e Evropës. Një BE e qëndrueshme është në interes të amerikanëve ashtu si një NATO e bashkuar”, u shpreh Der Leyen.

Sa i përket luftës kundër terrorizmit, ministrja gjermane tha: “Ne duhet të ruhemi që të mos transfomojmë këtë në një front të përbashkët kundër islamit dhe myslimanëve. Në të kundërt, ne rrezikojmë të rrisim edhe më shumë ndasitë që janë terreni i dhunës dhe terrorizmit”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese