Ministrat e bujqësisë të vendeve të G7 janë takuar në Gjermani për të diskutuar ndikimin e pushtimit rus në furnizimin global të ushqimit.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, thotë se veprimet e Rusisë për të bllokuar eksportet e drithërave, përbëjnë një kërcënim të madh.
“Lufta hibride nuk është vetëm nga tanket dhe raketat ajrore, jo vetëm me lajme të rreme dhe propagandë, por gjithashtu është një luftë ushqimore që mund ta shohim përreth gjthë botës tashmë”, deklaroi Baerbock.
“Misri mbahet në Ukrainë sepse Rusia nuk lejon që miliona tonë misër të eksportohen në botë, ky është një rrezik i madh. Prandaj është vërtet mirë që po përqendrohemi tani në këtë seancë në krizën globale të ushqimit që po tregon lart në horizont”, tha ministrja gjermane.