Hapësire reklamuese

Rajoni

Ministrja Gërvalla: Sot nuk ishte dita e vendimit, por nisja e fazës së fundit për liberalizimin e vizave

Shkruar nga Newsbomb
Ministrja Gërvalla: Sot nuk ishte dita e vendimit, por nisja e fazës

Ministrja e Jashtme Kosovës, Donika Gërvalla e ka konsideruar hap të rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave diskutimin e Grupit Punues për Viza të Këshillit të BE-së që është mbajtur sot në Bruksel. Ajo ka thënë se kjo nuk ishte dita e vendimit, por e nisjes së fazës së fundit të këtij procesi.

“Sot në Bruksel, procesi i liberalizimit të vizave shënoi një hap shumë të rëndësishëm përpara. Diskutimi i mbajtur në Grupin Punues për Viza të Këshillit të BE-së, siç njoftoi edhe Presidenca çeke, ishte shumë pozitiv dhe përkrahës.

Para vendeve anëtare, Komisioni konfirmoi edhe një herë se Kosova i ka plotësuar dhe vazhdon t’i plotësojë të gjitha kriteret për liberalizim vizash dhe rekomandimi pozitiv që Komisioni ka bërë qysh në vitin 2018 mbetet i vlefshëm”, ka shkruar ministrja e Kosovës.

Grupi për Viza mirëpriti përditësimin nga Komisioni dhe përgjithësisht përkrahu vazhdimin e procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, tha Gërvalla, teksa ka falënderuar Republikën Çeke, për siç ka thënë ajo, përkrahjen në procesin për heqjen e izolimit për kosovarët.

“Nuk pati kundërshtime dhe kontestime. Janë ngritur çështje teknike, të cilat do të adresohen në diskutimet e mëtutjeshme brenda Grupit për Viza, prej ku procesi do të vazhdojë tutje drejt përmbylljes në afatin e rregullt. Ne e mirëpresim vendosjen e çështjes së vizave në agjendë të Këshillit, për herë të parë në këtë formë.

Po ashtu falënderojmë Kryesuesen e radhës të Këshillit, Republikën e Çekisë, për angazhimin që procesi të ecë përpara sa më parë. i jemi falendërues vendeve anëtare që shprehin përkrahje për procesin që do duhej përmbyllur me heqjen e barrikadave të izolimit për qytetarët e Republikës së Kosovës”, vijon shkrimi i ministres Donika Gërvalla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu