Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Ministrja franceze “kryqëzohet” për fotot në kopertinën e revistës Playboy

Shkruar nga Newsbomb
Ministrja franceze “kryqëzohet” për fotot në
Ministrja e qeverisë franceze Marlene Schiappa është kritikuar nga anëtarët e partisë së saj, pasi u shfaq në kopertinën e revistës Playboy. Schiappa, e cila ka qenë ministre e qeverisë që nga viti 2017, u shfaq në kopertinën e revistës pasi dha një intervistë për të drejtat e grave dhe LGBT. Ministrja për Ekonominë Sociale dhe Shoqatat Franceze, është fotografuar për kopertinën e veshur me një fustan të bardhë. Schiappa  ka qenë avokate për një kohë të gjatë  për të drejtat e grave dhe u emërua si Ministrja e parë e Barazisë Gjinore në vend në vitin 2017. Gjatë qëndrimit në këtë detyrë, ajo udhëhoqi me sukses një ligj të ri për ngacmimin seksual, i cili lejon gjobat për burrat që ngacmojnë ose përndjekin gratë në rrugë. Por paraqitja e saj ka tërhequr kritika nga kolegët politikë, përfshirë kryeministren franceze Elisabeth Borne. “Nuk ishte e përshtatshme, veçanërisht në këtë periudhë”,  tha Borne në  lidhje për fotot e saj të publikuara në revistë. “Ne jemi në mes të një krize sociale”, deklaroi Sandrine Rousseau, politikane e Partisë së Gjelbër dhe aktiviste për të drejtat e grave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese