Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Ministrja franceze ia thotë troç Vuçiçit: S’ka anëtarësim në BE

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Jashtme e Francës, Natali Loazo ka njoftuar se gjendja aktuale e Bashkimit Europian nuk e mundëson zgjerimin e anëtarësisë.

Pesë ditë pasi presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker kishte përsëritur qëndrimin se shtetet nga Ballkani Perëndimor duhet të kenë aspirata të vërteta për anëtarësim në BE, ministrja franceze ka dhënë deklaratë më pak optimiste.

Ajo ka thënë se Serbia ka perspektivë europiane por gjendja aktuale e BE-së “nuk mundëson anëtarësime të reja”. Loazo ka theksuar se është e nevojshme të bëhet reformimi i BE-së në mënyrë që të bëhet një funksionalizim i saj.

Këto deklarata ministrja i tha gjatë një takimi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili e falënderoi për sinqeritetin. “Jemi falënderues për sinqeritetin. Më mirë të na tregohet e vërteta se sa të na mashtrojnë”, u shpreh Vuçiç.

Më shumë