Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ministrja Etilda Gjonaj takohet me presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Volkan Bozkır

Shkruar nga Newsbomb
Ministrja Etilda Gjonaj takohet me presidentin e Asamblesë së

Në kuadër të vizitës në New York, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u prit në një takim nga Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, z.Volkan Bozkır.

Presidenti Bozkir përgëzoi Ministren Gjonaj për vullnetin dhe angazhimin e Qeverisë Shqiptare në luftën kundër korrupsionit, e shprehur në fjalën e saj në sesionin e posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme.

Zoti Bozkir nënvizoi se deklaratat politike të mbajtura gjatë sesionit nga vendet anëtare të OKB-së tregojnë angazhimin e qeverive në luftën kundër korrupsionit.

Ministrja Gjonaj shprehu falenderimet e saj për organizimin për herë të parë të këtij sesioni nga OKB duke theksuar rëndësinë e përfshirjes në agjendën e Kombeve të Bashkuara të luftës kundër korrupsionit, për shkak të impaktit të drejtëpërdrejtë që sjell korrupsioni për paqen dhe sigurinë e vendeve anëtare veçanërisht kur ndërvepron me krimin e organizuar.

Ministrja Gjonaj theksoi se tashmë lufta kundër korrupsionit duhet konsideruar nga shtetet si një çështje përtej kufijve kombëtare dhe për këtë arsye bashkëpunimi midis tyre është shumë i rëndësishëm.

Ministrja Gjonaj i bëri me dije Presidentit Bozkir se Qeveria Shqiptare ka në prioritetet e saj kryesore konsolidimin e shtetit ligjor, nëpërmjet reformimit të sistemit të drejtësisë ashtu si edhe në luftën kundër korrupsionit, për të cilat janë arritur rezultate domethënëse.

Pjesë e diskutimeve të këtij takimi ishin edhe hapat përpara që Shqipëria ka bërë në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Presidenti Bozkir inkurajoi ministren Gjonaj, për të vijuar zbatimin e reformave të ndërmarra, me theks të veçantë atë në Drejtësi, pavarësisht sfidave për të garantuar të ardhmen e qytetarëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese