Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Ministrja Ekonomi: Hidrovoret janë në punë; i kthehet këshilltari i presidentit: Hajde shkojmë në zonën e nën Shkodrës dhe të shohim se hidrovorët punojnë me gjysmë kapaciteti

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7974fb5ad195154a41392e5c098191dc

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi ka folur për situatën e përmbytjeve në Shqipëri, ku është shprehur se kjo situatë është e menaxhueshme, duke shtuar se nuk ka patur ndërprerje energjie dhe hidrovoret janë në punë.

“Ministria e Bujqësisë u nda në 4 rajone. Unë kam qenë në zonën e Shqipërisë së mesme. Në zonën e veriut ka qenë drejtori i ujitjes dhe kullimit dhe ka kontaktuar me ekspertë të bashkisë së Lezhës. Në 2010 prurjet kanë qenë më pak se 2000 metër kub ndërsa këtë vit janë më shumë se 4000 metër kub. E kemi situatën të menaxhueshme, nuk kemi ndërprerje energjie dhe hidrovoret janë në punë”, tha Ekonomi.

Ndërkohë këshilltari i Presidentit për emergjencat, Shemsi Prençi e ka kundërshtuar ministren, dukeu shprehur se hidrovoret në zonën e nën Shkodrës dhe gjithë Shqipërinë po punojnë me gjysmë kapaciteti.

“I vetmi institucion për t’u përgëzuar është IGJEUM. Në datën 30 dhjetor është dhënë para-alarmi që do të ketë reshje të shumta që do të kthehen me përmbytje. I them zonjës ministre të shkojmë në hidrovorin e Qasit në nën Shkdorës, hidrovoret aty punojnë me 5 metër kub në sekondë më pak dhe nga 5 pompa, punojnë vetëm 3. E njëjta situatë është në gjithë hidrovoret e Shqipërisë”, tha Prençi.

Më shumë

spot_img
spot_img