Ministrja e Ramës emëron drejtor të Parkut Arkeologjik ish-kreun e PD-së, u kërcënua me jetë gjatë fushatës elektorale

Publikuar tek: politike, më 10:04 21-02-2018 Ministrja e Ramës emëron drejtor të Parkut Arkeologjik ish-kreun e PD-së, u kërcënua me jetë gjatë fushatës elektorale

Një tjetër drejtor i ri është emëruar në krye të një tjetër parku arkeologjik.

Pas emërimit të drejtoreshës së e re në Parkun Kombëtar të Apollonisë, Ornela Durmishaj, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro duket se ka firmosur për një tjetër drejtues të parkut Arkeolgjik, këtë herë në Butrint.

Sipas një postimi të bërë ditën e sotme në rrjetet sociale, Kumbaro i uron një sezon të mbarë turistik drjejtorit Pandi Zhonga, si drejtuesi i ri i këtij parku.

Por, Zhonga nuk është një emër i panjohur në politikën shqiptare, pasi rezulton të ketë qenë kreu i degës së Partisë Demokratike në Delvinë.

Madje, në 2015-ën rezulton se është kërcënuar me jetë bashkë me familjen e tij nga një drejtor i LSI në Delvinë, familjar i një kandidati për deputet gjatë përiudhës së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, shkruan newsbomb.al

Ndërkohë, Kumbaro u uron dy drejtorëve të rinj sot punë të mbarë në sezonin e ri.

“Punë të mbarë dy drejtorëve të rinj të dy Parqeve kombëtare arkeologjike, Apolloni dhe Butrint! 
Ornela Dyrmishaj drejtorja e re ne Parkun Kombëtar të Apollonise dhe Pandi Zhonga drejtori i ri në Parkun Kombëtar të Butrintit nje sezon i ri dhe sfidues na pret”, shkruan Kumbaro.

 

dr.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bisedimet me Greqinë, ish-deputeti i LSI i përvishet PS dhe PD: Sjellje arrogante...Të papërgjegjshëm (E PLOTË)
Bisedimet, ironizon ish-ministri: Edhe Liqenin e Tiranës do i’a japin Greqisë »
Article Logic
Execution time: 0.012096881866455
array(1) { ["section"]=> string(124) "ministrja-e-rames-emeron-drejtor-te-parkut-arkeologjik-ish-kreun-e-pd-se-u-kercenua-me-jete-gjate-fushates-elektorale-110954" }