Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ministrja e Financave paralajmëron bizneset: Do kontrollojmë subjektet që abuzojnë me deklarimin e pagave (Çfarë tha për rritjen e çmimit të naftës)

Shkruar nga Newsbomb
Ministrja e Financave paralajmëron bizneset: Do kontrollojmë subjektet

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka folur për ecurinë e ekonomisë dhe sfidat e pritshmërinë e 2022.

Ajo ka paralajmëruar se shumë shpejt do të nisë një kontroll në subjektet me risk të lartë që abuzojnë me deklarimin e pagave të punonjësve.

“Ka dalë në një rezultat ku kam identifikuar një numër subjektesh që kanë risk më të lartë potencial për abuzim me deklarimin e pagave të punonjësve dhe shumë shpejt do të fillojnë kontrollet në këto subjekte me qëllim evidentimin e këtyre dukurive.

Grupi ka filluar të punojë intensivisht.  Shumë shpejt do të fillojnë si kontrollet në vend nga Inspektori i punës nga drejtoria e tatime. Synimi jon nuk është penalizmi i bizneseve por sensibilizimi për të bërë vete deklarimet. Instancat shtetërore do të kryejnë detyrën dhe në rastin kur nuk do të ketë vetë deklarime do të merren masat. Që prej fundit të këtij muaji do të nisin kontrollet dhe administrata tatimore do të bëjë njoftimet. Administrata tatimore nuk kontrollon pa njoftuar më parë”, u shpreh ministrja e Financave.

Ndër të tjera ajo ka folur edhe për rritjen e çmimit të naftës duke thënë se dikasteri që ajo drejton nuk ka ende vendim për kërkesën e koncesionarit që kontrollon pompat e karburantit, për rritje apo dyfishim të tarifës që do të reflektohej në rritjen e çmimit të naftës.

“Sa i përket koncesionit të kontrollit të pompave që lidhet me proceset e metrologjisë, Shqipëria ka një kontratë koncesionare që në elementet e saj i jep të drejtë koncesionarit të kërkojë rishikim të tarifave nëse vlerëson që kushtet kanë ndryshuar e këto mund të rishikohen.

Jemi në rastin që koncesionari ka bërë një kërkesë, Ministria e Financave, ka ngritur një grup pune për të vlerësuar nëse jemi në kushtet e ndryshimit të tarifave.

Grupi teknik nuk ka dalë ende në një rezultat. Nuk ka asnjë nismë të Ministrisë së Financave për ndryshimin aq më pak për dyfishimin e tarifave.

Unë nuk jam personi teknik për të vlerësuar kërkesat e koncesionarit. Grupi teknik do bëjë vlerësimin pavarësisht kërkesave të koncesionarit” tha ajo ndër të tjera.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll