Ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina ka kallëzuar në Prokurori Selman Qemanë, kreun e Zyrës Arsimore në Has, pasi mori pjesë në fushatë elektorale.
Përmes njoftimit nga Ministria e Arsimit thuhet se kreu i Zyrës Arsimore në Has përfshiu edhe punonjësit në varësi të tij.
Të kallëzuarit e tjerë janë specialisti i Burimeve Njerëzore Erlis Dibra, Specialisti i Kurrikulës Jetmir Qaushi dhe Drejtori i Shkollës 9-vjeçare Zahrishtë Veli Ibraj.
Kllëzimi i ministrisë është dërguar për dijeni edhe Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë. Karabina konfirmon gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me organet kompetente duke vlerësuar çdo provë të depozituar të përfshirjes së paligjshme të administratës shtetërore. Kjo për të siguruar një procesi zgjedhor duke zbatuar detyrimet ligjore.