Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Ministrja e Arsimit bën njoftimin e rëndësishëm, ja si do të ajrosen klasat në këto ditë të ftohta

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

49b626d4415c63dd22aaf8e5b5b90949

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me procesin mësimor në këto ditë të ftohta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kushi ka thënë se klasat do të ajrosen 5-6 herë gjatë kohës së mësimit, ndaj i bën thirrje mësuesve të respektojnë protokollin anti-Covid, por edhe të ruajnë një temperaturë konstante në klasë.

Postimi i plotë:

Njoftim i rëndësishëm!

Shëndeti i nxënësve dhe stafit mësimor është prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Prandaj, duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta në të gjithë vendin, si dhe shqetësimet e drejta të prindërve, ndjejmë të nevojshme të nënvizojmë se Udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020-2021, në respekt të udhëzimeve të MSHMS, duke marrë parasysh edhe ndyshimet e temperaturave sipas stinëve, nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës. Më saktësisht, në të shprehet qartë se: “DRITARET DUHET TË MBAHEN TË HAPURA OSE TË PAKTËN TË AJROSEN 5-6 HERË GJATË KOHËS SË MËSIMIT”.

Prandaj kërkojmë nga të gjitha Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img