Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
2.6kmh
0 %
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
38 °
E hënë, 21 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ministrja e Arsimit bën 5 propozimet për sezonin e provimeve: Zgjatje e afatit dhe sezon shtesë, të mos merren parasysh mungesat nëse… (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

351474c55e7cfab7e3df496d57d317dc

Ministrja e Arsimit Evis Kushi i ka dërguar pesë propozime Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe rektorëve të universiteteve publikë dhe privatë për disa ndryshime lidhur me sezonin e provimeve të dimrit.

 

Ministrja tha gjatë një komunikimi në rrjetet sociale se ka propozuar disa lehtësime për studentët, nga zgjatja e sezonit në mbi 45 ditë, deri te mundësia për përcaktimin e një sezoni të ndërmjetëm, për ata që e kanë të pamundur pjesëmarrjen për shkak të pandemisë.

Mesazhi i ministres Kushi dhe pesë propozimet:

Më kanë ardhur qindra mesazhe për hapjen e auditorëve. Jo vetëm si ministre, por edhe si çdo prind e qytetar, i vlerësoj dhe mirëkuptoj të gjitha mesazheve. Pas një takimi të gjatë me rektorët, i kam drëjtuar një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve për të vlerësuar propozimet e tyre mbi mënyrën e zhvillimit të provimeve të sezonit të dimrit.

Që nga ky moment, duke qenë se përgjegjësia jonë e përbashkët është shumë e lartë, ku prioritet është jeta e gjithësecilit, do të kërkoja nga të gjitha universitetet.

Së pari: Në ato raste ku provimi i lëndës është e pamundur të zhvillohet online, për arsye të specifikave të lëndës, provimi mund të zhvillohet në auditore, duke zbatuar masat anti-Covid.

Së dyti: Universitetet të shohin mundësinë për t’i dhënë të drejtën studentëve për të vendosur nëse do të marrin pjesë ose jo në këtë sezon. Në varësi të mundësisë apo pamundësisë nga pandemia. Të gjithë studentëve që nuk do të marrin pjesë në këtë sezon, t’u jepet mundësia e një sezoni shtesë të ndërmjetëm, në varësi të situatës së pandemisë.

Së treti: Kohëzgjatja e sezonit të jetë mbi 45 ditë, për të shmangur mbipopullimin. Kjo do të ndihmojë edhe studentët të kenë më shumë kohë për t’u përgatitur.

Së katërti: Sugjerojmë që mungesat e studentëve, në seminarë online apo aleksione, të mos i penalizojnë ata për pjesëmarrje në provime, duke vlerësuar vështirësitë që ata mund të kenë patur.

Së pesti: Garantimi i kushteve për të minimizuar rriskun e infektimit për të gjithë studentët e pedagogët, kjo nënkupton që ndarja të bëhet në grupe jo më shumë se 15 veta, kohëzgjatja e provimeve të jetë jo më shumë se një orë, mbajtja e maskës të jetë e detyrueshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img