Ministrja Denaj: Me paketat tona biznesi i vogël mori më shumë se sa premton PD

Publikuar tek: politike, më 22:30 30-09-2020 Ministrja Denaj: Me paketat tona biznesi i vogël mori më shumë se sa premton PD Anila Denaj

Ministrja e Financave Anila Denaj, e ftuar këtë mbrëmje në “Real Story”, krahasoi paketat e ndihmës së qeverisë me planin që propozon Partia Demokratike.

Sipas Denajt, ajo që bizneset kanë fituar në gjithë këto kohë është më e madhe se 1 mijë dollarëshi i premtuar nga zoti Basha.

“Po të krahasojmë paketat për biznesin e vogël ne iu kemi hequr tatim fitimin, por morën edhe paketën e parë jo vetëm për vete por edhe për një bashkëfamiljar. Duke u ndalur te paketa e zotit Basha për 35 mijë biznese, për çdo biznes ndihma jonë ishte 1 mijë e 45 dollarë dhe është më shumë se 1 mijë dollarëshi i premtuar nga zoti Basha. Ne paketat i adresuam te biznesi i vogël se ishte më vulnerabël”,- tha Denaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aleatët në listat e PD për deputetë, Bardhi: Do bëjmë marrëveshje transparente me ta, rezultatet do përcaktojnë kandidatët
»
Article Logic
Execution time: 0.012293100357056
array(1) { ["section"]=> string(85) "ministrja-denaj-me-paketat-tona-biznesi-i-vogel-mori-me-shume-se-sa-premton-pd-222273" }