Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ministrja Balluku në Komisionin për Inceneratorët: Janë bërë të gjitha auditet financiare dhe teknike! Nuk keni shpikur rrotën, s'e dija që merreshit me metafora

Shkruar nga Newsbomb
Ministrja Balluku në Komisionin për Inceneratorët: Janë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është duke dëshmuar në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku i është përgjigjur pyetjeve të anëtarit të Komisionit, Helidon Bushati.

E pyetur se çfarë kontratash janë ato të inceneratorëve, Balluku u shpreh se Inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit janë kontrata Partneritet Publik-Privat, ndërsa kontrata e inceneratorit të Tiranës është koncesion.

Helidon Bushati është shprehur se të 3 inceneratorët kanë të nëjtin supervisor, por ministrja Balluku e ka mohuar, teksa është shprehur se supervizori përzgjidhet dhe paguhet nga vetë koncensionari.

Nuk kanë munguar as debatet, ku Balluku ka akuzuar Bushatin se po përdor metafora p♪r ta sulmuar.

Pjesë nga debati:

Bushati: Çfarë kontratash janë ato të inceneratorëve të Fierit, Tiranës dhe Elbasanit?

Balluku: Kontratat janë koncesionare, ajo e Fierit dhe Elbasanit janë PPP, ndërsa e Tiranës është koncesion.

Bushati: A do ta kalonit ju një kontratë të tillë nëse do ju vinte tani?

Balluku: Pyetjen tuaj e konsideroj orientuese dhe politike. Nuk shikoj se pritet nga unë një përgjigje. Kështu që nuk do jap një përgjigje. Pasi nuk kërkoni mendimin tim.

Bushati: A është bërë ndonjë auditim financiar apo teknik?

Balluku: Sipas ligjeve në fuqi, të gjtitha këto konjtrata, janë bërë edhe audite financiare dhe përputhshëmrie, të cilat janë në dispozicionin tuaj. Ministria e Infrastrulturës u aka vënë në dispozicion të gjitha dokumentat.

Bushati: Keni 1 supervizor për të 3 koncesionet

Balluku: Në dijeninë time, nuk më rezulton se të 3 koncesionet janë me të njëjtin person juridik, por nëse njëri është zgjedhur sepse ka qenë më i miri, ky është një person që nuk është zgjedhur nga unë.

Bushati: Mendoj se kemi të bëjmë me konflikt interesi në rastin më të mirë. Dhe sa i takon asaj që thatë; ‘përqasje selektive për kontratën’, kjo nuk është e vërtetë.

Balluku: Ju mendoni gabim çfarë unë mendoj zoti Bushati. Ju nuk mundet që të mendoni se çfarë mendoj unë. Nuk kemi shkelje të ligjit. Koncensionarët, dhe ai i SGS apo i Rapiscanit, supervizorin e paguan vetë koncensionari. Këtu nuk keni zbuluar rrotën në këto monumente. Ju nuk mund të shprehni mendimin tim. Se di nëse ky komisioni Hetimor nuk e di nëse merret me metafora letrare, edhe pse unë jam e mirë në letërsi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll