Hapësire reklamuese

Rajoni

Ministritë e Maqedonisë së Veriut 'shkelin' ligjin, nuk respektojnë gjuhën shqipe

Shkruar nga Newsbomb

Ndonëse ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua në Maqedoninë e Veriut, duket se jo të gjitha ministritë e këtij shteti e respektojnë ligjin.

5 ministri nga 22 që janë në total, nuk e ofrojnë mundësinë që faqet e tyre zyrtare në internet të jenë edhe në gjuhën shqipe dhe atë angleze, pasi nuk i kanë përditësuar ato.

Për këtë ka reaguar edhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, e cila shprehet se çdo ministri është përgjegjësi për përditësimin e faqes zyrtare

‘Momentalisht çdo ministri është vet përgjegjëse.  Një pjesë e faqeve nuk janë të unifikuara dhe nuk posedojnë standardet e nevojshme për përditësim”, shprehen nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Gjithashtu probleme hasen edhe në faqet e ministrive të tjera dhe në faqen e qeverisë, pasi kategoritë figurojnë shqip, por materialet brenda nënkategori janë në gjuhën maqedonase.

Ministritë e Maqedonisë së Veriut janë me dizajne të ndryshme dhe kjo ka sjellë shqetësim te qyetarët, të cilët janë ankuar edhe për këtë arsye.

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë ka deklaruar se së shpejti do të zgjidhet edhe zbatimi i plotë i gjuhës shqipe dhe unifikimi i faqeve me të njëjtin format.

Kjo ministri dhe qeveria po shqyrtojnë mundësitë për financim dhe procesin e krijimit të faqeve të reja të ministrive, të cilat do të përmbajnë edhe standarte për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas ligjit për përdorimin e gjuhëve, Institucionet kanë një afat prej 6 muajsh.

ministria-e-maqedonise-se-veriut-768x453.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.