Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Ministrit Liburn Aliu i vjedhin makinën zyrtare, hajduti kapet duke hyrë në Shqipëri nga Morina

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrit të Infrastrukturës në qeverinë e Kosovës, Liburn Aliut mbrëmë i është vjedhur makina zyrtare model Audi A3. Ministri është pyetur paraditen e kësaj të mërkure në Polici, po ashtu dhe shoferi i tij, i cili ka thënë se mjeti ka qenë i parkuar në ambientet e Ministrisë.

Zyrtarët policorë kanë insistuar që ai të jepte deklaratë për vjedhjen e makinës zyrtare, sepse fillimisht çështjen ja kishte deleguar shërbimeve që merren me sigurinë e tij, shkruan newsbomb.al.

Mediat në Kosovë shkruajnë se sot në mëngjes është paraqitur vetë në polici shoferi i ministrit Liburn Aliu, shtetasi me inicialet P. Th., i cili ka deklaruar se mbrëmë rreth orës 22:30-22:45, ministri Liburn Aliu kishte parkuar makinën e tij zyrtare Audi A3, ngjyrë e zezë me targa zyrtare 3Z-***, në parkingun e kësaj Ministrie.

Ndërkohë në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 04:30, mësohet se është telefonuar nga Policia e Kosovës përgjegjësi për makinat e kësaj Ministrie, shtetasi me inicialet B.C, sepse që në Pikën Kufitare “Qafë e Morinës” ishte ndalur makina zyrtare e ministrit Liburn Aliu nga ana e zyrtarëve policorë, pas dyshimeve në vozitësin e veturës.

Sipas komunikatës zyrtare, e cila është dhe më poshtë, mjeti i Ministrisë së Infrastrukturës me të cilin lëvizte zoti Liburn Aliu dhe personi që e kishte vjedhur, ndodhen të ndaluar në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës. Rasti është dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

“Veturat në dalje kontrollohen nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Gjatë kontrollit ata kanë pasur dyshime dhe kanë kërkuar bashkëpunim nga zyrtarë policorë të PK-së. Gjatë verifikimeve është vërejtur se vetura është vjedhur”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Policia njofton se vetura është vozitur nga një person, i cili nuk kishte dokumente, por është prezantuar si B.S. i moshës 43-vjeçare.

“Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Kurse, në Stacionin Policor ‘Qendra Prishtinë në ora 08:50 nga B.C., si ankues, është iniciuar rasti ‘Vjedhje’. Vlen të ceket se vetura kishte qenë e parkuar në parkingun e MMPHI-së në Prishtinë”, ka thënë Policia e Kosovës.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img