Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj i është shtuar edhe një sektor tjetër në ministrin e tij, ai turizmit.
Deri më tani ky sektor ishte kompetencë e ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, e drejtuar nga Eglantina Gjermeni, që tani në fokus të saj do të ketë vetëm zhvillimin urban.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar sot Arben Ahmetaj, ministër të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Eglantina Gjermeni si ministre të Zhvillimit Urban.
Këto ndryshime janë bërë me propozim të kryeministrit Edi Rama dhe pritet të votohen në Kuvend.
Sondazh
Poll