Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ministria publikon shifrat: Vijon të mbetet i ulët numri i të infektuarve në 24 orët e fundit, COVID-19 i merr jetën 71 vjeçarit nga Berati

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vijojnë të mbeten të ulëta shifrat e infektimeve në 24 orët e fundit në vendin tonë, pasi 49 persona kanë rezultuar pozitivë në testin e COVID-19.

Fatkeqësisht koronavirusi i ka marrë jetën një 71 vjeçari nga Berati, duke e çuar në 2964 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemsië.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,964 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 49 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnje, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122,105 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar një qyetetar, 71 vjeç, nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (14 Maj 2021)

Raste të reja ditore         49

Të shëruar në 24 orë      983

Të shtruar në spitale      84

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                2,964

Testime totale            671,495

Raste pozitive             131,939

Raste të shëruara        122,105

Raste Aktive                  7,407

Humbje jete                  2,427

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         5,905

Shkodër       266

Fier               179

Korçë            214

Gjirokastër   196

Durrës          117

Vlorë             147

Elbasan        116

Lezhë           101

Berat             82

Kukës           45

Dibër           39

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img