Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Ministria publikon shifrat: Ulet numri i të infektuarve në 24 orët e fundit, por rritet numri i viktimave

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e fundit përsa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë, ku shihet se ka një ulje të infektimeve, pasi 108 persona kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit.

Fatkeqësisht ka patur rritje të numrit të viktimave, ku 5 pacientë nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me COVId, duke e çuar në 2394 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 108 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 28 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 5 raste në Shkodër, Devoll, Sarandë, 3 raste në Durrës, Lezhë, Lushnje, Pukë, 2 raste në Krujë, Kavajë, Tropojë, Gjirokastër, Pogradec, Vau Dejës, Skrapar, Patos, Këlcyrë, Gramsh, 1 rast në Mirditë, Berat, Mallakastër, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Maliq, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 732 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 109,338 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mati, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 59- 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (30 Prill 2021)

Raste të reja ditore        108

Të shëruar në 24 orë      732

Të shtruar në spitale      116

Humbje jete në 24 orë   5

Testime ditore                2808

Testime totale             635,709

Raste pozitive             131,085

Raste të shëruara         109,338

Raste Aktive                 19,353

Humbje jete                  2,394

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   15696

Fier     1391

Durrës  304

Shkodër  512

Korçë    378

Gjirokastër  292

Vlorë    261

Elbasan  129

Kukës    115

Dibër   102

Berat    103  

Lezhë   70

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img