Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
72 %
3.1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
15 °
Hën
11 °
Mar
9 °
Mër
10 °
E shtunë, 27 Nëntor, 2021
spot_img

Ministria publikon shifrat: ULET numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit, 9 pacientë humbin betejën me koronavirusin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2326c316eedf455566588664163795dc

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 375 raste të reja me koronavirus, një ulje e shifrave në krahasim me ditët e tjera.

Ndërkohë 9 persona e kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar në 1143 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Sjellja e përgjegjshme e gjithësecilit është përcaktuese për kufizimin e përhapjes së Covid19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 1889 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 375 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

127 raste në Tiranë, 35 në Fier, 32 në Durrës, 24 në Vlorë, 20 në Kavajë, 19 në Shkodër, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Lushnje, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Kurbin, Dibër, nga 5 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 4 raste në Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Korçë, Tropojë, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Mat, Përmet, Delvinë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kamëz, Gjirokastër, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 391 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,181 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 324 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetar me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetare nga Përmeti, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Gjirokastra të moshave 38-86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (26 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         375

Të shëruar në 24 orë      391

Të shtruar në spitale      324

Humbje jete në 24 orë   9

Testime ditore              188

Testime totale            251,524

Raste pozitive            55,755

Raste të shëruara       31,181

Raste Aktive              23,431

Humbje jete               1143

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13195

Fier        1602

Shkodër   1345

Durrës  1271

Vlorë      1070

Korçë    960

Elbasan  892

Berat      880

Lezhë     877

Gjirokastër  510

Kukës    447

Dibër     382

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img