Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Ministria publikon shifrat: Ulet numri i infektimeve në 24 orët e fundit, fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar shifrat e infektimeve me koronavirus në vendin tonë, kun ë 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 5 raste të reja.

Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë, teksa në spitalet COVID janë të shtruar 7 pacientë, të cilët po marrin trajtimin mjekësor.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3039 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Has, Shijak.

Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 3 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,050 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (11 Korrik 2021)

Raste të reja ditore       5

Të shëruar në 24 orë     3

Të shtruar në spitale      7

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3039

Testime totale             834,730

Raste pozitive             132,592

Raste të shëruara        130,050

Raste Aktive                        86

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            31

Elbasan           12

Fier                  11

Korçë             8

Vlorë                7

Shkodër          6

Lezhë                4

Durrës              4

Kukës               2

Gjirokastër        1

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img