Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Ministria publikon shifrat: Rënie e lehtë e infektimeve me COVID në 24 orët e fundit, fatmirësisht asnjë viktimë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e reja të infektimeve me COVID-19 në 24 orët e fundit, ku shihet se ka një rënie të lehtë të infektimeve, pasi janë regjistruar 31 raste të reja.

Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë, ndërkohë që janë 6 pacientë të shtruar në spitalin Infektiv që po marrin trajtimin e duhur mjekësor.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton të gjithë qytetarëve rëndësinë e zbatimit me përpikmëri të rregullave për parandalimin e COVID19 dhe apelon të mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2377 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz.

Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      31

Të shëruar në 24 orë     9

Të shtruar në spitale      6

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2377

Testime totale             871,199

Raste pozitive             132,828

Raste të shëruara       130,118

Raste Aktive                       254

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              99

Vlorë                25

Elbasan            24

Durrës              23

Kukës                21

Lezhë               16

Shkodër           14

Fier                   14

Berat                11

Korçë                6

Gjirokastër        1

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img