Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministria publikon shifrat: Numër i ulët rastesh të reja në 24 orët e fundit, 4 qytetarë nuk ia dalin të fitojnë betejën me COVID

Shkruar nga Newsbomb
Ministria publikon shifrat: Numër i ulët rastesh të reja në

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar shifra të ulëta përsa i përket infektimeve, pasi 130 perosna kanë rezultuar pozitivë në testin e COVID.

Fatkeqësisht 4 pacientë nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me koronavirusin, duke e çuar në 2383 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2389 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 130 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 28 raste në Tiranë, 15 raste në Durrës, 12 raste në Korçë, 9 raste në Gjirokastër, 8 raste në Sarandë, 7 raste në Shkodër, Devoll, 6 raste në Fier, Skrapar, 4 raste në Vlorë,  Pogradec, 2 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Mirditë,  Mallakastër, Kamëz, Kuçovë, Vorë, 1 rast në Pukë, Mat, Dibër, Malësi e Madhe, Gramsh, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 698 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107,163 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 142 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 53- 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (27 Prill 2021)

Raste të reja ditore        130

Të shëruar në 24 orë      698

Të shtruar në spitale      147

Humbje jete në 24 orë   4

Testime ditore                2839

Testime totale             630,822

Raste pozitive             130,736

Raste të shëruara       107,163

Raste Aktive                 21,190

Humbje jete                  2,383

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   16661

Fier      1686

Durrës  575

Shkodër      559

Korçë    483

Gjirokastër   365

Vlorë    272

Elbasan   126

Kukës     186

Dibër    123

Berat       101

Lezhë     53

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu