Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ministria publikon shifrat: Mbi 600 raste të reja në 24 orët e fundit, 3 persona humbin jetën për shkak të COVID

Shkruar nga Newsbomb
Infektivi

Kanë mbëtur të larta shifrat e COVID-19 në vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 655 raste të reja.

Ndërkohë 3 persona nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me koronavirusin, duke e çuar në 1233numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, respektoni rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maska mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; kujdesuni për higjenën vetjake. Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto tre rregulla, për mbrojtjen e shëndetit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 4499 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 655 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

247 raste në Tiranë, 46 në Durrës, 39 në Vlorë, 35 në Fier, 29 në Lushnje, 26 në Lezhë, 24 në Elbasan, 16 në Shkodër, 15 në Sarandë, nga 14 raste në Berat, Kamëz, 13 në Dibër, 12 në Kurbin, nga 9 raste në Mat, Gjirokastër, Gramsh, nga 8 raste në Krujë, Kavajë, Delvinë, 7 në Bulqizë, nga 6 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Kuçovë, Patos, 5 në Kukës, 4 në Korçë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Tepelenë, Klos, Skrapar, nga 2 raste në Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Belsh, Cerrik, nga 1 rast në Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Libohovë. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 356 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,327 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 68-80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (09 Janar 2021)

Raste të reja ditore         655

Të shëruar në 24 orë      356

Të shtruar në spitale      273

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore               4499

Testime totale            288,807

Raste pozitive              63,033

Raste të shëruara         37,327

Raste Aktive                24,473

Humbje jete                 1233

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   14161

Fier        1779

Shkodër   1321

Durrës  1266

Lezhë    992

Vlorë     956

Korçë    899

Elbasan 890

Berat     789

Dibër     563

Gjirokastër 461

Kukës    396

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll